Çikago, 24 – 25 prill 2014.
Pas Londrës, Torontos dhe Detroitit, vazhdoi themelimi i rrjetit të bizneseve shqiptare nëpër botë edhe ne Çikago.
Delegacioni i perbere nga ministri i Diasporës, z. Ibrahim Makolli, drejtori i DHPID z. Naim Dedushaj, me anëtarët e tjerë përfaqësues nga OEAK, UNDP, IOM dhe kryetarët e rrjeteve z.Elmi Berisha Kryetar , nenkryetar Besim Malota nga RRBDSH ne New York si dhe kryetarja e RRBSH ne Kroaci znj.Irena Kashtella, patën një takim pune me komunitetin e bizneseve të diasporës në Ilinois, ku u diskutua per mundesite e themelimit te rrjetit edhe ne kete vend, duke marrë shembullin e shumë rrjeteve të suksesshme të themeluara në Evropë, New York, Kanada dhe Detroit.
Te nesermen, me 25 prill, u mbajt takimi per themelimin e Rrjetit te bizneseve shqiptare me pjesemarrjen e më shume se 80 afaristëve. Aty u zgjodh kryesia: Gani Ahmetaj – kryetar, Valton Hoti – nënkryetar, Sedat Sadiku - sekretar, Afrim Sejdiu – arkatar, Pajazit Murtishi – zëdhënës, Destan Buli, Bujar Bobani, Naser Ukaj, Gazmend Lleshi, Elton Ademi, Kosta Shamota, Fatmir Salihu, Ana Ferataj Vulaj dhe Hasan Ramushi.