Ju lutemi prisni...


Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare


Ueb aplikacioni RRBDSH është zhvilluar për Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare me qëllim që të mundësojë lidhjen e bizneseve kosovare anembanë botës për të gjetur, bashkëvepruar dhe për të lehtësuar tregtinë ndërmjet tyre. Ky sistem thjeshtëson proceset e lidhjeve të bizneseve në mes veti pasi që në këtë sistem gjithsecili që dëshiron ta afirmoje biznesin e tij, mund të regjistrohet dhe ta bëje publik atë për bizneset tjera dhe në këtë mënyrë te vij deri te një bashkëpunim i mundshëm me ato biznese që janë të regjistruara në këtë sistem.

Forma Hyrëse

Nëse jeni shfrytëzues i kësaj faqe dhe keni llogari të hapur (jeni të regjistruar paraprakisht), atëherë për t'u kyçur duhet të klikoni në butonin Hyrja i cili gjendet lartë në krahun e djathtë të monitorit, pas shtypjes se butonit Hyrja, do të ju shfaqet dritarja në të cilën duhet dhënë Përdoruesi  dhe Fjalëkalimi juaj dhe në fund shtypni butonin Hyrja.

Regjistrimi 

Regjistrimi në RRBDSH bëhet duke shtypur butonin Regjistrohu i cili gjendet lartë në krahun e djathtë të monitorit dhe me shtypjen e butonit do të ju shfaqet dritarja për regjistrim që përmbanë 4 module për të dhëna si në vazhdim:

1. Përdoruesi

Në pjesën Përdoruesi të formularit plotësoni disa të dhëna personale rreth profilit tuaj. Është e detyrueshme që të ipen të dhënat në fushat të cilat e kanë shenjën *.
Kujdes: E-mail adresa duhet të jepet e saktë për arsye se në atë e-mail do të dërgohet verifikimi për llogarinë tuaj.

2. Biznesi

Pasi që t’i jepni të dhënat e juaja personale, vazhdoni në faqen 2 të këtij formulari duke shtypur Vazhdo, në të cilën gjenden informatat e biznesit tuaj. Në këtë pjesë mund te regjistroni degët e biznesit tuaj. Në pjesën e poshtme te Aktivitetet e degës ju duhet të zgjidhni se me cilat aktivitete operon biznesi juaj dhe në fund shtypni butonin Vazhdo.

Pasi që të shtypni butonin Vazhdo, do të shfaqet lajmërimi që një e-mail është dërguar për të verifikuar të dhënat e juaja. Për t'u kyçur në ueb aplikacion ju patjetër duhet të shkoni në inbox te e-mailit tuaj dhe ta verifikoni autorësinë tuaj.

3. Informata të përgjithshme 

Në pjesën e tretë të formularit paraqiten fushat në të cilat ju mund t'i jepni informatat rreth kompanisë suaj siç janë: Numri i Biznesit, Kapitali i biznesit tuaj, Numri i punëtorëve etj. 

Pasi që t’i keni mbushur të dhënat shtypni butonin Vazhdo.

4. Mediat Sociale 

Në pjesën e katër të formularit mbushen fushat për rrjetet sociale të cilat ju i përdorni. Ndërsa në pjesën poshtë tyre, duhet të zgjidhni aktivitetet për të cilat jeni të interesuar ju si biznes dhe në fund shtypni butonin Përfundo.

5.Validimi i e - mail adresës

Për të mundësuar vazhdimin e përdorimit të ueb faqes duhet gjeni e-mailin e dërguar nga Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare, dhe të shtypni linkun Kliko këtu.
Pas validimit do të ju shfaqet dritarja me lajmërimin që llogaria juaj është konfirmuar. Në këtë dritare ju shkruani Përdoruesin dhe Fjalëkalimin dhe në fund shtyp butonin Hyrja për të vazhduar te Profili juaj.