HISTORIKU
Sipas idesë së z. Naim Dedushaj, e përfshirë në Strategjinë e Diasporës 2013 – 2018 nga Ministria e Diasporës e Qeverisë së Republikës së Kosovës, 25 rrjetet e bizneseve janë themeluar në vendet nikoqire të Diasporës Shqiptare. Në maj të vitit 2014, përfaqësuesit e 15 rrjeteve të biznesit në nivel shtetëror kanë marrë pjesë në forumin që zgjodhi Presidentin dhe Bordin ekzekutiv te Rrjetit te Bizneseve të Diasporës Shqiptare(RRBDSH).
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare është një Rrjet , që ushtron veprimtari në dobi të interesave të të gjitha rrjeteve si dhe organizatave të tjera të biznesit në diasoprën shqiptare, ku qëllim themelor ka fuqizimin e faktorit ekonomik shqiptar në nivel global përfshirë diasporën dhe vendet ku jetojnë shqiptarët në trevat e tyre, i cili është katalizatori kryesor i tërheqjes së investimeve të huaja.
RRBDSH-ja, si person juridik, selinë qendrore e ka në Nju-Jork (ShBA), kurse selia e Zyrës Koordinuese Rajonale është në Prishtinë (Kosovë).
Qëllimi i Rrjetit të Biznesit të Diasporës Shqiptare është t’i fuqizojë faktorët ekonomikë shqiptarë në tregjet globale, duke përfshirë edhe zonat e banuara me shqiptarë. Në njërën anë, ky rrjet global është themeluar për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të zonave të banuara me shqiptarë dhe, në anën tjetër, për të përfituar nga këto tregje në zhvillim, ku shpenzimet operative janë relativisht të ulëta dhe ku mundësitë e biznesit janë të bollshme.
RRBDSH-ja punon për të rritur bashkëpunimin ndërmjet bizneseve të suksesshme të Diasporës dhe për t’i krijuar kushtet e domosdoshme për bizneset nga Diaspora Shqiptare që të investojnë në trojet shqiptare. Gjithashtu, RRBDSH-së po bën përpjekje të kontribuojë për të tërhequr investime të tjera, të huaja, në këto zona. Përveç tërheqjes së kapitalit të huaj në zonat shqiptare, ky bashkëpunim importon kapitalin njerëzor, risitë dhe praktikat më të mira në këto fusha. RRBDSH-ja, po ashtu, lobon për përmirësimin e politikave të Qeverisë në këto rajone, për të siguruar sundimin e ligjit, si dhe burokracinë e duhur për investitorët.
Rreth RRBDSH
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare është një rrjet i bizneseve gjithë shqiptare, që ushtron veprimtari në dobi të interesave të të gjitha rrjeteve si dhe organizatave të tjera të biznesit në diasporën shqiptare, ku qëllim themelor ka fuqizimin e faktorit ekonomik shqiptar në nivel global përfshirë diasporën dhe vendet ku jetojnë shqiptarët në trevat e tyre, i cili është katalizatori kryesor i tërheqjes së investimeve të huaja.
Deri sot janë themeluar 25 rrjete të bizneseve të diasporës shqiptare në 25 vende të botës, të shtrira në katër kontinente , Evropë, ShBA-të , Kanada, Australi , Turqi .
Në maj të vitit 2014, me qëllim të koordinimit sa më të mirë të aktiviteteve mes kompanive të shumta anëtare të rrjeteve të bizneseve, u zgjodh kryesia qendrore/bordi ekzekutiv dhe presidenti Global i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, në të cilin përfaqësohet nga afaristët më të suksesshëm të diasporës shqiptare në botë. Ky organ ka strukturën organizative, Statutin e rrjeteve dhe platformën e punës, dokumente këto që u aprovuan në mbledhjen e Këshillit Qendror të RRBDSH-së, në maj të vitit 2015 në Prishtinë.
Rrjetet e Bizneseve të Diasporës janë të regjistruara në vendet-shtetet ku jetojnë, duke respektuar statutin dhe platformën e punës së Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, duke respektuar ligjet në vendet ku janë themeluar ato.
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare funksionon i pavarur: ka Themeluesit/Ideatorët , Presidentin , Kryetaret e nderit, Sekretarin e përgjithshëm, dy Nënkryetarë për Evropë dhe për Amerikë dhe kryesinë e zgjedhur nga Kuvendi themelues.
Zyra Koordinuese Rajonale në Prishtinë do të jetë urë lidhëse në mes të bizneseve të diasporës institucionet relevante vendëse dhe ndërkombëtare ,do të ndihmoj në ofrimin e lidhjeve të ndërmjetësuesve për investime në Kosovë,Shqiperi dhe vise Shqiptare ,do të trajtojë projektet konkrete të cilat përfshijnë diasporën në zhvillimin ekonomik, do të hartojë politikat e promovimit të koordinuar të përparësive që ofron Kosova pë bizneset nga diaspora, do të punojë në identifikimin e barrierave administrative, ligjore për bizneset nga diaspora, etj.