6 janar 2021 - Kongresisti dhe miku i madh i shqiptarëve, njëri prej mbështetevse më të dalluar në Kongresin amerikan të të drejtave të shqiptarëve kudo, Eliot Engel, i dha fund karierës së tij politike në Washington, si anëtar i Kongresit dhe Kryetar i Komisionit të Dhomës së Përfaqsuesve për Punët e Jashtme, pas 32 vjetësh në Kongresisn e Shteteve të Bashkuara.
Presidenti I RRJETIT GLOBAL I BIZNESEVE TE DIASPORES SHQIPTARE z.NAZAR MEHMETI, falenderon dhe eshte mirenjohes Përgjithmonë për Kongresistin Eliot Engel.
z. Nazar Mehmeti , theksoi se Kongresisti Engel dha një kontribut shumë të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës gjatë disa dekadave të luftës së saj kundër shtypjes. Mbështetja e tij këmbëngulëse për Kosovën në Kongresin amerikan përmes sponsorizimit të shumë rezolutave dhe dëgjimeve publike, ka trasuar rrugën e lirisë së Kosovës më 1999, kur bota demokratike, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i doli në ndihmë popullit të Kosovës për ta fituar lirinë.
Kongresisti Engel ishte dhe vazhdon të jetë ndër ata politikanë amerikanë që beson se Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të jenë në krye të përpjekjeve në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut në botë.
“Unë gjithmonë e kam pasur një vend të veçantë në zemrën time për Ballkanin, në veçanti për Kosovën”, nënvijoi z. Engel, në fjalimin e tij lamtumirës, në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.
“Në vitin 1999, unë e kam mbështetur fuqimisht ndërhyrjen e Administratës së Presidentit Klinton në Ballkan, ndërhyrje që tashmë e dimë se ka parandaluar një gjenocid të vërtetë. Që atëherë, unë kam vazhduar të jem një kampion i sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës. Ai vend ka bërë hapa të jashtëzakonshëm përpara dhe tani Kosova njihet nga Shtetet e Bashkuara, Anglia, Franca, Gjermania, Japonia dhe shumë kombe të tjera të rëndësishme”, tha Z. Engel në fjalimin e tij lamtumirës.