Ju lutemi prisni...

RRBDSH në Gjermani

Munsterdamm

Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës festohet edhe në Berlin


 
       17 Shkurt 2019 - Hajriz Mamaj,Berlin Në kuadër të kremtimit të Ditës së pavarësisë së Kosovës, Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare, në Berlin organizoi një mbrëmje festive për nder të 17 Shkurtit-Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Poeti ynë i madh F.S.Noli me vargjet” Mbaju nëno mos ke frikë,se ke djemtë në Amerikë”alundonte në ndihmën që mërgimtarët në Amerikë një ditë do i dalin në ndihmë atdheut në rast rreziku.Këto vargje dhe kjo porosi i është rrënjosur në mendje çdo shqiptari mërgimtar për ti dalë zot atdheut. Këtë porosi e kanë mbajtur në mend shumë djem nga Kosova të cilët kanë bërë bashkimin e dijes dhë kanë themeluar Shoqatën e Bizneseve të Diasporës në Berlin që të bashkuar ta ndihmojnë atdheun me investimet e tyre në Kosovë e Shqipëri si dhe një numër studentesh të dalluar duke iu siguruar bursa studimi. Po ata nuk u ndalën me kaq.Në pamundësi që Ambasada e Kosovës të organizoi pritje si çdo herë tjetër për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, këtë organizim e morrën djelmoshat e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës të prirë nga Mustafë Abazi,kryetar ,Fatos Xhafolli e Bekim Burovci nënkryetar të cilët Berlinasve dhe mysafirëve të ftuar në festë u kishin rezervuar një pritje madhështore në një nga hotelet më të bukura në Berlin që deri me sot nuk ishte organizuar një pritje e tillë.Thënë të drejtën ka patur përpjekje nga ambasadorët e mëparshëm po jo të këtji niveli organizativ.
Që kjo mbrëmje të jetë sa më madhështore organizatorë ftuan në këtë festë emra të njohur nga rrjeti i bizneseve nga shumë vende europjane dhe nga SHBA të cilët kanë dhënë shumë kontribut në çlirimin e Kosovës dhe përkrahjen e saj nga shumë përsonalitete të vendeve të ndryshme të cilët Kosovën e kanë përkrahur në rrugën e saj drejtë pavarësisë.Në hollin e hotelit ku do mbahet mbrëmja festive ishin vendosur flamujt e Kosovës,Shqipërisë,Gjermanisë,SHBA, dhe Bashkimit Europian e përbri tyre ishin radhitur në rresht për t`iu uruar mirëseardhjen të gjithë të ftuarëve.Ndërkohë që të ftuarit po hynë në sallës u pritë me nga një verë Kosove duke u shoqëruar nga ngrohtësia e mikpritjes shqiptare. Tek dera e hyrjes në rresht janë Mustafë Abazi,kryetar,Fatos Xhafolli e Bekim Burovci nënkryetarë,Burim Mehmeti,Sadri Zemaj,Bujar Gashi,Faton Blakçorri,Blerim Hajzeraj,Agim Sogojeva,Artan Rekaliu e shumë të tjerë që mysafirët i shoqëronin deri tek tavolina e rezervuar për ta.
Në krye të „Odës“Sallës organizatori kishte rezervuar vendin për njeriun që i pari dha alarmin në botë për „Masakrën e Reqakut“ish shefin e OSBE- së William Wolker të cilit i rrinin përbri ish Presidenti I Kosovës Prof.Dr. Fatmir Sejdiu, ambasadori i Kosovës në Berlin Zoti.Beçë Cufaj,ambasadori i Shqipërisë Zoti Artur Kuko Presidenti I Rrjetit Global Nazar Mehmeti,Prof.Dr.Rami Mustafa nga Lugina e Preshevës,Idriz Sylejmani nga Kabineti i ish Presidentit të Kroacisë Stipe Mesic, Prof.Dr.Kastriot Haxhirexha ,rektor i Univerzitetit të Tetovës,Naim Dedushaj.njeriu që po i jep rritje idesë së formimit të Shoqatave të Bizneseve të Diasporës Shqiptare ,Sabit Bytçi ,veprimtar i kauzës shqiptare në SHBA.,Elmi Berisha,kryetar i Rrjetit të Biznesit për Neëjork,Remzi Ejupi ,biznismen i dalluar në Gjermani e Kosovë,Dr Fahri Beça,nënkryetar i Shoqatës së mjekëve për Gjermani,Enver Idrizi ,kampion bote në karate ,Kamber Demaj 7 herë kampion në Boydy Bylding në Gjermani dhe shumë përsonalitete të shquara të jetës nga fusha të ndryshme që aktivitetin e tyre e zhvillojnë në diasporë.
Pas pritjes tradicionale siç e kanë zakonë shqiptarët të ftuarit zënë vendet e tyre për të përcjellë programin festiv që këtë herë ishte konceptuar më ndryshe . Programi fillon me ekzekutimin e Hymnit të Kosovës dhe atij Kombëtar dhe Gjerman, dhe tash në skenë na shfaqet si një engjull pianistja me renome botërore nga Kosova Lule Elezi ,profesore në Akademinë e Arteve në Prishtinë që me elegancë i ofrohet pianos për të çelë programin festiv për nder të Pavarësisë së Kosovës. Zonja Elezi me plotë sharëm dhe me një buzëqeshje që e karakterizon prezentimin e saj para publikut e nisë ekzekutimin e Himnit të Kosovës të cilit masa pre 300 të ftuarve në sallë i ngriten në këmbë.Tek shqiptarët kudo që janë dhe në çfardo evenimenti e feste ekzekutimi i Himnit Kombëtar është i padiskutueshëm që këtë here në skenë na e sjellin tenori Kastiot Tusha dhe pianistja Lule Elezi.Të dy artistët me mjeshtri të veçantë e realizojnë ekzekutimin e Himnit Kombëtar, ndërsa të pranishmit në sallë duartrokasin panderprerje ,çka tregon se shqiptarët kudo që janë nderojnë një himn të vetëm i cili është simboli unuk i kombit shqiptar…Një rrespekt i veçant iu bë edhe himnit Gjerman të cilin me mjeshtri e realizoi tenori Kastriot Tusha në përcjellje të zonjës Elezi me piano.Nisja e programit paralajmëroj se kemi të bëjmë me një organizim të shkelqyeshem dhe program të zgjedhur për festë.
I pari që ngjitet në foltore është Mustafë Abazi,kryetar i Rrjetit të Bizneseve të Diaspores Shqiptare në Berlin i cili me plotë emocione i drejtohet të pranishëmeve me përshendetjen që i buron nga zemëra „Mirë se keni ardhur miqë të nderuar në festën tonë“…Zoti Abazi në fjalimin e tij përshendetës ndër të tjera tha :Jam shumë i lumtur që në këtë ditë feste të jemi bashkë shqiptarët nga të gjitha trojet shqiptare për të festuar ditëlindjen e njëmbëdhjetë të shtetit të Kosovë.Sot na ka bërë bashkë festa ndërsa dje deshira për liri .Në mesin tonë sot kemi njerëz që në ditët më të vështira ngritën zërin dhe përhapën lajmin në botë se në Kosovë pushteti serb po shtyp një popull që kërkon liri.Sonte në mesin tonë të nderuar mysafirë është lajmëtari i parë i „Masakrës së Reçakur“të cilit sot i përkulet çdo shqiptar pa alarmin e të cilit Kosova sot nuk do të festonte 11 vjetorin e ky është zotëri ëilliam ëoker.Mirëse ke ardhë në mesin tonë zoti ëolker tha zoti Abazi. Të pranishmit u ngritën në këmb dhe në pamundësi ta përshendetnin individualisht me shterngim dore ata qendruan në këmbë për disa minuta në shenjë rrespekti për kontributin e tij në çlirimin e Kosovës.Zoti Abazi u ndal pak edhe në historikun e coptimit të tokave shqiptare duke ua kujtuar të pranishmëve edhe vitin 1913,dhe luftën e shqiptarëve për çlirim.Ai tha se“ drita e lirisë“ për shqiptarët erdhi dhe se terri i dikurshëm për shqiptarët u zhduk.Tani kemi shtetin tonë dhe ta ndihmojmë të gjithë.Ai tha se ne duhet të mos humbasim asnjë minut për të zënë hapin me kombet tjera në zhvillimn e vendit tonë.Urime të gjithëve dhe ndihuni si në shtepinë tuaj! Uroj në fund të fjalimit të tij zoti Abazi.
Fjala e zoti Abazit u përcoll me një duartrokitje për ti lëshuar radhën ambasadorit të Kosovës në Berlin shkelqësisë së tij zotit Beç Cufaj.Ambasadori Cufaj në fjalën e tij të rastit falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar në çlirimin e Kosovës e në veçanti ambasadorin ëilliam ëollker, i cili në zemrën e çdo shqiptari ka zënë vend dhe nuk do largohet asnjëherë.Ambasadori Cufaj në stilin e një gazetari me pëvojë dhe shkrimtari me një fjalim shumë të shkurtër dhe domëthënës përshendeti edhe emrat tjerë që ishin të pranishëm në këtë ditë festive.Por, në mënyrë të veçantë përshendeti organizatorët për një organizim të shkelqyeshëm dhe të gjithë atyre ua dedikoj në mënyrë figurative epitetin e ambasadorëve ngase të gjithë ne në një formë jemi ambasadorë të Kosovë.Një fjalim rasti e mbajti edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë zoti Artur Kuko që u mirëprit me duartrokitje nga të pranishmit.Moderatorët Sami Blakaj dhe Vjollca Hajdari paralajmërojnë ngjitjen në foltore të ambasadorit ëilliam ëolker,e në sallë shpërthejnë duartokitjet.Ambasadori ëolker tashmë në një moshë të thyer niset drejt foltorës. Duartrokitjet nuk ndalën për asnjë çast.Tash ambasadori pret nderprerjen e duartokitjeve për të filluar urimin për shëiptarët e tubuar në festë.
Zonja dhe zotërinj,të dashur miq shqiptarë.Jam i nderuar që sonte jam në mesin tuaj për të festuar ditëlindjen e 11 të Pavarësisë së Kosovës.Rruga ishte e vështire po ia arritëm.Sot ju mbetet juve ta qoni përpara përparimin e vendit tuaj.Të gjithë menduam se liria do shfrytëzohet për përparimin e vendit. Kjo në syrin tim nuk po ndodh.Pritjet që erdhen me shpalljen e pavarësisë nuk janë duke u përmbushur,është thelluar zhgenjimi publik dhe mungesa e shpresës.Ndarjet dhe dallimet e brendshme janë përkeqësuar nga problemet e institucioneve të paefektshme,joefikase dhe të korroptuara.Numri i tepërt i partive polotike e udhëhequr nga një klasë e vjetëruar politike ia ka zënë frymën Kosovës dhe gjeneratës së re.
Në mungesë të vendimarrjes vetanake shumë nga problemet burojne nga nderhyrjet e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare pothuaj në të gjitha vendimmarrjet përmes imponimit të „standarteve“ jofunksionale dhe kushtetuese praktikisht të pazbatueshme.Ambasadori ëolker u ndal edhe të diaspora shqiptare e cila përkundër kontributit të dhënë nuk ushtron asnjë ndikim në atdhe.Ju jeni ata që duhet ta çoni përpara atdheun e jo ndërkombëtarët nga që interesimi i tyre një ditë do të zbehet.Ata një ditë do të heqin dorë me shkakun se Kosovarët nuk po tregojnë degjushmëri.Në fund të fjalimit të tij të gjatë që shumë herë u përcoll me duartrokitje ambasadori ëollker me një pesimizëm e mbylli fjalimin e tij:“Nuk jam i sigurt se a do e presë për së gjalli“ Kosovën si e duam të gjithë.Me këtë pasiguri ambasador ëollker i shoqëruar nga zonja Hajdari zbret nga podiumi e publiku e pret në këmbë me duartrokitj deri tek vendi ku do ulet .E merr fjalë më pas ish presidenti i Kosovës zoti Fatmir Sejdiu i cili foli për rrugën e ardhjes deri tek kjo datë historike dhe falendëroi të gjithë ata që kanë dhënë ndihmën e tyre për këtë ditë.Ai falendëroi ambasadorin Wollker për sensibilizimin e gjithë opinionit botëror për terrorin serb në Kosovë dhe ndërhyrjen e forcave të NATOS.Por nuk la pa përmendur arkitektin e Pavarësisë së Kosovës Dr.Ibrahim Rugovën,njeriu që vuri themelet e shtetit të Kosovës .Emri i këtij strategu të madh u shoqërua me duartrokitje të gjata nga të pranishmit.Zoti Sejdiu falenderoj organizatorët e këtij evenimenti dhe theksoi se bashkëpunimi është gjithëmonë i mundshëm dhe frutdhënës ndermjet bashkëatdhetarëve kudo ku janë. Fjalën e tij presidenti Sejdiu e mbylli me një urim për progres dhe suksese për të gjitha fushat ku shqiptarët jetojnë e punojnë.
Në fjalën e rastit që mbajti Nazar Mehmeti nga Rrjeti Global i Bizneseve në SHBA, pëmendi mbështejen e fuqishme që dhanë shqiptarët SHBA për çlirimin e Kosovës dhe renditi sukseset e mjaftë biznismenve në SHBA. Edhe Prof.Dr.Rami Mustafa nga Lugina e Preshevës përshendeti të pranishmit dhe ftoi për bashkim sepse historia për shqiptarët ka qenë çdoherë fatkeqe.Mjaftë na kanë ndarë e coptuar.Qelësi i lirisë tonë mendoj që duhet të jetë „guximi“ tha në fund Prof.Rami Mustafa. Edhe dekani i Univerzitetit të Tetovës Kastriot Haxhirexha morri fjalën për një përshendetje rasti dhe falenderoi organizatorët për veçantinë e këtij takimi si një manifestim i unitetit kombëtar më përfaqësues të të gjitha trojeve shqiptare.Apeloj në bashkim mëndje dhe dije që popullin tonë ta lartësojmë siç e deshën rilindasit tonë, të lulëzuar dhe të ndritur.
Pas këtyre fjalimeve domëthënse nga të gjithë folësit përseri në skenë dalin dy artistët Lule Elezi dhe Kastriot Tusha që sonte shkelqyen si dy meteorë në prezantimin e një pjesë të thesarit tonë burimor të trevave shqiptare.Ata ekzekutuan pjese nga krijimtaria e kompozitorëve shqiptar e botëror ,për të cilat publiku i duartrokiti panderprerë. Lule Elezi në piano shoqëroi edhe programin e Grupit Polifonik të Këngëve dhe valleve të Ansamblit Shtetëror të Shqipërisë të cilët për publikun e Berlinit sollën një risi i cili u mirëprit nga mysafirët në sallë dhe u duartrokit . Duhet shtuar se ndihmesë të madhe në organizimin e programit dhe finansimin e tij ka dhenë edhe biznesmeni tashmë i njohur shqiptarët zotëri Remzi Ejupi i cili ka sponsorizuar ardhjen e një numri të madh artistesh nga Kosova dhe Shqipëria për këtë mbrëmje që do mbetet gjatë në kujtesën e çdo pjesëmarrësi në kremtimin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Duhet pëmendur gjithashtu në këtë shkrim konceptimin e programit në mënyrë të larmishme dhe prezantimin e tij me profesionalizëm të dy moderatorëve Sami Blakaj dhe Vjollca Hajdari. Programin e madheshtuan me pjesmarrjen e tyre edhe grupi i valleve te Shoqates se grave „AlbUniversum“ te Berlinit qe ne skene u paraqiten me valle burimore nga trevat shqiptare qe per pjesmarrsit ishte knaqesi e veçante. Shpresojmë edhe në organizime të tjera të cilat do ti bëjnë jehonë atdhetarisë dhe prosperitetit të shqiptarëve kudo që janë. //Marrë nga Botapress