Ju lutemi prisni...

RRBDSH në Suedi

Baltzarsgatan

Themelimi i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare ne Suedi


 
       Suedi, 26-28 shtator 2015.
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në perkrahje te Ministrise se Diaspores , UNDP –DEED , ne vazhdën e projektit të themelimit te rrjetit të bizneseve shqiptare ne Diaspore , pati ndalesën e radhës në Mbretërinë e Suedisë ku edhe u themelua rrjeti i bizneseve te diaspores shqiptare.
Me qëllim të sqarimit të nevojës së themelimit të rrjetit të bizneseve u mbajt një takim me përfaqësuesit e bizneseve, ndërsa u vizituan biznese të suksesshme të diasporës në Suedi si, “Pappoo Nordic AB”,  “Adelina Gross AB”, “T-Meeting” dhe  “Miri Bygg AB”.
Takimet e frytshme me drejtuesit e këtyre kompanive të suksesshme rezultoi edhe mbajtjen e Forumit themelues i Rrjetit të bizneseve shqiptare në Suedi, më 28 shtator 2015 .
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin sekretari i MeD-së, z. Osman Shahini, z. Naim Dedushaj, drejtor i Departamentit të Investimeve në MeD, njëherësh ideatori i këtij projekti,, znj. Linda Tahiri, zyrtare K.P.I.D ,  z. Besian Mustafa,drejtor i përgjithshëm i KIESA-s, kryetari  Rrjetit të bizneseve në Finlandë, z.Omer Nura, si dhe përfaqësuesit e projektit DEED z. Ardian Spahiu,  z. Dian Dulaj, z. Besian Bicurri nga UNDP- IOM perkrahes të këtë projekt të rëndësishëm.
Pas propozimeve të anëtarëve të forumit, u zgjodh edhe kryesia prej 9 anëtarësh. Kryetare u zgjodh  znj. Saranda Iseni, ndërsa nënkryetarë z. Afrim Bunjaku dhe z. Milaim Makolli, sekretar Albert Jashari, arkëtar Haredin Osmanaj, anëtrë: z. Halim Hoti, z. Fadil (Max) Tairi, z. Fatlum Avdullahu dhe z. Shani Hoti.